Prezantuesja amerikane Ellen DeGeneres infektohet me Covid 19

Prezantuesja e njohur amerikane Ellen DeGeneres ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me një postim në Tëitter në faqjen e emisionit të saj “The Ellen DeGeneres Shoë”.

“Përshëndetje të gjithë. Dua t’ju informoj të gjithëve se kam rezultuar pozitive me Covid-19. Për fat, ndihem mirë tani. Çdokush që ka qenë në kontakt me mua, është njoftuar dhe po ndjek çdo rregull. Do të shihemi sërish pas pushimeve. Ju lutem kujdesuni për shëndetin dhe ruani veten”-shkruan Ellen.

Ndërkohë prezantueses nuk po i shkon puna mirë as me emisionin. “Buzzfeed” raportoi sot se emisioni “The Ellen DeGeneres” ka humbur sponsorat dhe ka rënë shikueshmëria e tij.

 

 

Advertisement
Loading...