Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë

Rona Nishliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale të pak momenteve më parë, ka bërë me dije lajmin se është bërë nënë për bërë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja dhe partneri i saj janë bërë prindër të një djali, për të cilin kanë zgjedhur emrin Bardhyl. Bashkangjitur me foton ku duket vetë Rona me vogëlushi e sapo ardhur në jetë, ajo shkruan se kjo është një ditë e mrekullueshme, kur familjes së saj i është shtuar ai që tashmë është mbreti i zemrave të tyre.

Artistja në fund nuk harron të bëjë një urim për të gjithë fëmijët që vijnë në jetë gjatë ksaj kohe të vështirë pandemie.

Advertisement
Loading...