Profesori i Universitetit të Yale ka 5 vite që nuk bën dush

Pesë vite më parë, Dr. James Hamblin ndaloi së bëri dush. Ai thotë se shumica e produkteve për “kujdesin ndaj lëkurës”, në fakt e dëmtojnë atë dhe dëshiron të shohë më mirë se çfarë do të thotë të jesh vërtetë i pastër.

Ne e dimë se sa e rëndësishme është higjiena e mirë. Ajo na mbron nga infeksionet dhe sëmundjet virale, por çfarë ndodh nëse duke përdorur sapun, scrub trupi etj, ne po dëmtojmë shëndetin tonë?

Dr James Hamblin, gazetar dhe profesor i shëndetit publik, në librin e tij “Clean (16,99 £, Bodley Head”,  zbulon se si lëkura jonë ndikohet nga produktet që aplikojmë.

Sipas tij, përdorimi i tepërt i sapunit dhe produkteve kozmetike, të shitura tek ne me premtimin e kujdesit dhe mirëmbajtjes ndaj lëkurës sonë, mund të shkaktojnë disa nga sëmundjet apo problemet që ne po përpiqemi të trajtojmë me ato produkte.

Historikisht, njerëzit e kanë parë nevojën e larjes si të rezervuar për të pasurit ose si diçka mëkatare, por me evolimin e shoqërisë, ajo është kthyer në një nevojë të përditshme, që nëse lihet pas dore, mund të jetë “një gabim i madh social”.

Sipas James, është koha për një evolim dhe perspektivë krejt të re në atë që quajmë pastrim dhe pastërti. Një perspektivë që fillon me një reflektim personal të marrëdhënies sonë me trupin.

Aktualisht, Hamblin është profesor në Yale dhe në një interivstë për BBC ai shprehet se “donte ta provonte të mos lahej për të parë efektin që do kishte”.

 

 

Advertisement
Loading...