
Biznesmeni Philip Green është në qendër të një skandali pasi iu publikua një video duke e puthur një kolege, e cila i ishte ulur në prehër.
Bosi i Topshop shihet në video me punojësen, të cilës i reherohet disa herë si ‘çapkëne’. Gruaja e ulur në prehërin e Green mban në dorë një shishe verë.Ndërsa një burrë ecën në dhomë me telefon, Sir Philip dhe gruaja diskutojnë mbi punën e saj.
Multimiliarderi shihet duke luajtur me flokët e gruas, shkruajn The Sun, transmeton lapsi.Në video Sir Philip dëshohet duke thënë se: “Jam shumë i mërzitur pasi një punonjës po largohet, por do të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar”, ndërkohë tërheq gruan më pranë vetes.Më pas shtoi: “Çapkënia do kujdeset për mua, në vendin tuaj”, para se ta puthte tri herë në faqe.Biznesmeni është i martuar me Tina Green dhe kanë dy fëmijë së bashku Chloe dhe Brandon.






























