
Qëkur ka zbritur në aeroportin e Beogradit të gjithë kanë filluar të pyesin për të, ndërsa hoteli i parë në të cilin ai është vendosur çdo ditë ishte i mbushur me femra
Aktori i famshëm i Hollivudit Johnny Depp momentalisht gjendet në Beograd, ndërsa adhurueset e shumta dëshironin që të takohen me yllin e aktrimin. Qëkur ka zbritur në aeroportin e Beogradit të gjithë kanë filluar të pyesin për të, ndërsa hoteli i parë në të cilin ai është vendosur çdo ditë ishte i mbushur me femra. Por për aktorin më së shumti ishin të interesuar prostitutat serbe, prandaj shkaku i tyre organizatorët e ardhjes së tij janë detyruar ta zhvendosin në një hotel tjetër.
“E kemi ditur se ardhja e Johnny Deppit do të tërheqë vëmendjen e publikut, por nuk kemi supozuar se aktori nuk do të ishte i qetë nga adhurueset të cilat haptazi i ofroheshin për seks dhe mundoheshin ta kontaktonin përmes personelit të hotelit. Kanë ardhur vajza me moral të ulët, ato që paguajnë shërbimet seksuale. Pasi ai në Beograd do të qëndrojë 5 javë, jemi detyruar ta zhvendosim në një hotel tjetër, për t’ia ruajtur privatësinë që ai ka kërkuar.
Kështu ekipi komplet i Deppit, nga kuzhinierët e tij e deri te stilistët dhe truprojat, janë zhvendosur në një lokacion sekret”, ka deklaruar një burim i afërt për medie. Por nuk janë vetëm prostitutat ato që kanë vrapuar pas aktorit, pasi edhe këngëtare dhe aktore serbe kanë tentuar të futen në shoqërinë e tij, por nuk kanë pasur sukses.