
Këngëtarja Dafina Zeqiri është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo publikon herë pas here fotografi të ndryshme nga përditshmëria, koncertet apo ndonjë këshillë për fansat e saj.
Disa ditë më parë, Dafina shkroi një mesazh të gjatë në Instagram për të gjithë ata që lënë komente negative në imazhet që ajo publikon.
“A je lesbike ashtu qysh po thonë këtu a?”, ka pyetur një nga ndjekëset e saj.
Ndërkohë, e menjëhershme duket të ketë qenë përgjigja e Dafinës, e cila i ka shkruar se disa nga meshkujt që ndjekësja i ka “idhuj” janë biseksualë.

“Çfarë pyetje është kjo? A jam a s’jam a ka lidhje? Këqyri rrethanat tuaja! Ata që i ki “idhuj” nga meshkujt (s’po flas për të gjithë), janë biseksualë! Idiot”, ka qenë përgjigja e këngëtares Zeqiri.






























