
Kunati i Loredanës, reperi Getinjo përmes një postimi në Instagram, ka reaguar sërish pas akuzave që çifti zvieran po ia drejtojnë Loredanës.
Ai thotë se i kanë goditur fort, por nuk do të arrijnë t’i ndalin kurrë, madje ka edhe një porosi për të gjithë.
“Njeri osht i fort, krejt i perballon, fyerjet e njerzve, paragjykimet e njerzve popo krejt i perballon njeri. Bravo per ket planoprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por kurr skeni me arrit me na nal, kurr skeni me arrit me na pa te shkaterruar, kurre! Ju don xhaxhi Get shum. Ju pafsha bash qaty ku doni mem pa mu”, ka shkruar reperi, shkruan lajmi.

Kujtojmë se Loredana është arrestuar të martën në Zvicër me akuzën mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim. Pasi një çift zvieran pretendojnë se Loredana dhe vëllai u saj ua morën 900.000 franga.






























