Reperja Adrijana akuzon Rina Balaj: Shumë koke inspiru nga video ime

Adrijana, është një emër i ri që është futur në skenën muzikore shqiptare.
Ajo para pak ditëve publikoi këngën e re “Pasha Robt”, me të cilën u pëlqye nga publiku shqiptar, shkruan lajmi.net.

Pasi artistja nga Suedia e publikoi ditë më parë videoklipin e këngës dhe në një pjesë shihet pranë një makine të tipit “Rolls Roys”, reperja e grupit “On Records”, Rina Balaj duket se bëri të njëjtën gjë.

Në projektin e lansuar orë më parë, Balaj po ashtu në një pjesë të klipit është pranë të njëjtës makinë dhe imazhet e mëposhtme e dëshmojnë këtë më së miri.

Më pas ka reaguar edhe Adrijana me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit teksa i thotë se qenka inspiruar nga ajo.

“Pasha robt shumë koke inspiru nga video ime, Rolls Royce pse bash me te njejtin se”, shkruan Adrijana në Instagram.

Advertisement
Loading...