
Mes Rihanna-s dhe reperit të njohur Asap Rocky ka padyshim “Love in the Brain”! Kështu ka zbuluar një burim pranë artistëve për revistën “People”, teksa fundjavën që lanë pas u rapprtua në disa media rozë që ata kishin kaluar kohë bashkë në New York, ndërkohë që ishin parë edhe në shoqërinë e disa miqve të përbashkët.

Rihanna dhe Asap Rocky, të cilët janë miq prej një kohë shumë të gjatë, nuk përfliten për herë të parë për një romancë të mundshme mes tyre. Zërat nisën fillimist në janar të këtij viti, kur këngëtarja i dha fund lidhjes me miliarderin Hassan Jameel. Në atë kohë “The Sun” raportoi se artistët, të dy nga 32 vjeç, frekuentonin njëri-tjetrin, por nuk ishin në një lidhje.

Më pas dyshimet u shtuan nga intervistat dyshe që ata realizuan për Vogue dhe GQ, ku duket se kishin shumë kimi me njëri-tjetrin. Ndërkohë keni edhe këtë foto të tyre bashkë, për produktet e lëkurës së Rihanna-s






























