Sërish telashe për Fjolla Morinën, Prokuroria hap çështjen e saj dhe të dashurit biznesmen

Arrestimi i Fjolla Morinës pak kohë më parë ishte padyshim një nga lajmet që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut. Kujtojmë se këngëtarja e njohur u ndalua nga policia dhe pas kontrolloeve ju gjetën dy pistoleta në makinë. Pas përfundimit të hetimeve, ajo u akuzua zyrtarisht për “armëmbajtje pa leje” dhe u dënua me arrest shtëpie, masë e përkohshme deri në përfundim të gjyqit, ndërkohë që shoqëruesit e saj, biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji, u lanë të lirë pa akuza.

Gjithsesi duket se tani çështja e Fjollës është rihapur sërish në Prokurorinë e Kukësit, duke sjellë edhe përplasje në këtë institucion. Mësohet se drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit i ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe ka kërkuar që këngëtarja të gjykohet për akuzën “trafikim armësh”, në bashkëpunim me partnerin e saj dhe shoferin e tij. Ata ishin duke pritur caktimin e një datë gjyqi për Fjollën dhe përfundimin e tij, por duket se tani ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë.

Ndërkohë situata në jetën personale të këngëtares duket shumë më e mirë, teksa që prej bërjes publike të lidhjes me Sylën, ajo duket se po përjeton vetëm ditë të bukura dhe plot me dashuri. Në fakt ishte pikërisht kjo ngjarje që “detyroi” çiftin të konfirmonin lidhjen, megjithatë që nga ajo kohë ata ndajnë shpesh me publikun në rrjetet sociale momentet që kalojnë bashkë dhe së shpejti do të martohen.

Nuk e dimë si do të ndikojnë zhvillimet e fundit në planet e tyre, gjithsesi duhet të presim e të shohim për vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Kukësit.

Advertisement
Loading...