Në një intervistë së fundmi Rita ka treguar se në të njëzetat e saj ka qenë e frikësuar pasi e ëma u diagnostikua me kancer në gji. Kjo shkaktoi kriza paniku tek këngëtarja, e cila jo vetëm dëshironte të ndihmonte të ëmën, por kishte edhe frikën se do të diagnostikohej gjithashtu me kancer.
“Mamaja ime ka luftuar dy herë me kancerin dhe kam kaluar një periudhë të vështirë. Ndihesha përgjegjëse për t’u bërë një vajzë e fortë. Mamaja ime nuk kishte kokërr në gjoks, ajo kishte thjesht një dhimbje të fort. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin.
Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua”-tregoi Rita.
Këngëtarja foli edhe për ankthin duke u shprehur se ende nuk e ka kuptuar si ta përballojë.