RTK ndan 60 mijë euro për emisionin e Shkurte Fejzës

Vetëm një edicion i emisionit ‘Rrënjët tona’, RTK-së do ti kushtojë 1000 euro.
Ndërsa për tërë vitin Radio Televizioni i Kosovës për këtë emision muzikor që udhëhiqet nga këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka ndarë plotë 60 mijë euro. Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën me titull ”Transmetimi i emisioneve muzikore Rrënjët tona”, RTK kishte planifikuar të shpenzonte 60 mijë euro.

E në përshkrimin e lëndës se kontratës thuhet se projekti ka për qëllim shpalosjen e vlerave kulturore-artistike.

‘Transmetimi i emisioneve muzikore Rrënjët tona. Ky projekt ka për qëllim që të shpalos të shikuesit vlerat tona kulturore artistike, zhanri i këtij emisioni kryesisht do të jetë muzikë folklorike e cila do të transmetohet në programet e RTK-së’, thuhet në përshkrim.

E pas hapjes së tenderit ka aplikuar vetëm një operator ekonomik i cili edhe ka dalë fitues. ” RED – MEDIA ” SH.P.K. nga Prishtina ka ofruar çmimin e njëjte të cilin e kishte parashikuar RTK, 60 mijë euro, percjell fol.

E në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kjo kompani është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara.

Ndërsa aksionet janë të ndara mes Ismet Elezajt dhe Burim Krasniqit.
Burim Krasniqi është edhe bashkëpunëtor i Shkurte Fejzës. Ai është përkujdesur për realizimin e disa këngëve të Shkurtes.

Advertisement
Loading...