Sapo zgjohet nga shtrati, Angela Martini mbulohet  me trëndafila nga bashkëshorti

Angela Martini ka marrë një surprizë më shumë se të bukur nga bashkëshorti i saj, që me siguri do të shkrinte zemrat e çdo vajze. Modelja shqiptare ka treguar se mëngjesin e djeshëm është zgjuar e mbuluar nga trëndafila të kuq në shtëpi dhe e gjithë kjo ishte përgatitur nga partneri i saj, Dragos Savulescu.

Ai nuk kishte harruar të shkruante dhe një pusullë për Angelan, që ishte akoma dhe më e veçantë se surpriza me trëndafila.

“Me dashuri për gruan më të mrekullueshme në botë! Burri yt me fat”, kishte shkruar Dragos.

Ndërsa Angela ka treguar se është emocionuar dhe se mendon pas gjithë kësaj se ai e do shumë.

“U zgjova kështu këtë mëngjes dhe ëoë mendoj se ai më do”, shkroi modelja përkrah postimit.

Advertisement
Loading...