
Shpesh është komentuar për neglizhencën ndaj djalit, e shpesh është bërë edhe top lajm në mediat rozë për marëdhënien e keqe me ish të dashurën. Por si duket gjithçka mund të rregullohet me mirëkuptim. Këtë e dëshmoi Majk me përgjigjen e tij në një nga intervistat e tij të fundit, kur u pyet për raportet me ish të dashurën, tani më nënën e djalit të tij, Majlindën. “Shiko, ajo është nëna e djalit tim dhe do e respektoj gjithë jetën”, tha Majk. Për të vërtetuar raportet e mira Majk shtoi se Majlinda shpesh i dërgon fotografi dhe video të Roanit.

Më tej ai ka shtuar se momentalisht është single dhe nuk ka ndërmend të krijojë një marrëdhënie të re. Ai tha se po përkushtohet me sa mundet në rritjen e djalit të tij, Roan.
Advertisement
Loading...






























