Shqiponja u shfaq gjatë performancës së Jonida Maliqit në Eurovision

Jonida Maliqi e elektrizoi skenën e Eurovisionit mbrëmjen e kaluar, në natën e dytë gjysmëfinale.

Jonida këndoi e 14-ta e radhë dhe dhuroi një performancë mbresëlënëse.

Këngëtarja këndoi e rrethuar nga dritat kuq e zi dhe mes zjarresh. Në pak sekonda u shfaq edhe shqiponja ndërsa pas saj foleja me disa kërcimtarë.

Jonida u shfaq e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.

Në fund të performancës këngëtarja falenderoi në gjuhën angleze, shqipe dhe në atë hebraike.

Advertisement
Loading...