Shqiptari i shkruan të dashurës fjalë prekëse në vendparking

Shprehja e dashurisë bëhet në mënyra të ndryshme, varësisht nga tipi i njërëzve. Disa nga ta janë shumë kreativ, dhe nuk ngurrojnë ta shfaqin artin e dashurisë edhe në një parking të veturave. Një ngjarje të tillë sot e ka impresionuar edhe gazetaren e RTK-së Adriana Kabashin pranë parkingut të shtëpisë së saj.

Kabashi ka publikuar fotografi nga parkingu ku një ‘romatik’ ka shkuar: “Gjithkush meriton një shancë, gjithashtu edhe unë. Unë gjithmonë të kam dashur ty edhe pse ti s’e ke ditur”.

Ndërsa gazetarja Kabashi krahas fotografisë e ka komentuar ngjarjen në mënyrën e saj:
“Kur zgjohesh me sabah vet e 500ta se e shtune dhe ki deshirue me fjet bile deri ne 08 00… dhe sheh kete mesazh (para hyrjes se baneses) qe nje shpirt i dashuruar ja ka shkrue nje shpirtit tjeter”, ka shkruar Adriana Kabashi, në rrjetin social Facebook.

Advertisement
Loading...