Shtatzënë për herë të parë, zbulohet nëse Elita Rudi po pret djalë apo vajzë

Vetëm pak ditë kanë mbetur që moderatorja kosovare Elita Rudi të bëhet nënë për herë të parë. Elita ka postuar shpesh fotografi me barkun e rrumbullakosur, e teksa është shprehur se po e shijon jashtëzakonisht shumë këtë periudhë të jetë së saj, kurrë nuk e ka bërë publike gjininë e foshnjes që pritet të vijë në jetë.

Mirëpo, fansa shprehen mjaft të sigurt se Elita dhe reperi Gjiko do të bëhen së shpejti me një djalë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe burime të Xing.al pranë çiftit, kështu që mund të themi se fansat nuk po gabojnë në këtë pikë.

“Mbaje mend, e ke djalë”, “E ke djalë se je zbukuruar akoma dhe më shumë”, janë vetëm disa nga komentet në foton e fundit të Elitës, e cila shfaqet në makinë.

Advertisement
Loading...