Si dukej Dafina Zeqiri 8 vite më parë? Yllka Kuqi tregon foton e këngëtares

Me siguri kjo pamje e 8 viteve më parë e Dafina Zeqirit ju ka munguar. Ajo që është bërë nostalgjike ka qenë Yllka Kuqi e cila ka publikuar një moment me miken e saj të shumë viteve më parë. Detaji i parë që të bie në sy është ‘look-u’ i këngëtares, e cila ka eksperimentuar jo pak herë me pamjen e saj.

Nga njëra ngjyrë në tjetrën, bionde apo brune, të shkurtra apo të gjata, Dafina ka eksperimentuar boll që prej fillimeve te saj në muzikë.

Nëse ju kishte munguar Zeqiri me këtë zgjedhje ekstravagante, me siguri nuk do të vonojë ndonjë ndryshim i radhës nga vetë ajo edhe në projektin e radhës muzikor, në bashkëpunim me Ylli Limanin.

Advertisement
Loading...