Billie Eilish tregon arsyen madhore pse i mban flokët ngjyrë jeshile

Billie Eilish do thjesht që njerëzit të mos flasin më për flokët e saj. 19-vjeçarja, ka vendosur t’i kthejë njëherë e mirë përgjigje fansave në Instagram se përse flokët e saj janë gjithnjë në ngjyrë jeshile.

“Boll u tallët me mua, o Zot! Unë po përpiqem t’ju bëj një album e ndërsa ju s’pushoni duke u marrë me flokët e mi!”- shkruan Billie, duke thënë arsyen pse vendosë t’i mbajë flokët gjithnjë në atë ngjyrë.

“Sepse nuk dua të jem më në depresion dhe ju lutem lumturohuni për mua. Ka kaq shumë kohë që unë mbaj këtë ngjyrë, që kur isha 13 vjeç dhe lidhet me qëndrueshmërinë time mendore dhe rritjen, prandaj më lini të qetë.”

Ngjyra tipike jeshile duket se e ka ndihmuar për një kohë të gjatë yllin e muzikës të kalojë periudhat e vështira të problemeve me shëndetin mendor, por edhe për to do të ketë një fund.

Së fundmi, ka treguar se do t’i ndryshojë modelin dhe ngjyrën pas publikimit të dokumentarit të saj, The Ëorld’s A Little Blurry, që pritet të dalë në shkurtin e vitit të ardhshëm.

 

 

 

Advertisement
Loading...