
Hapi i parë: Mbushni atletet tuaja me çorape/rroba të vjetra ose me letra të forta, deri në atë pikë sa nuk nxë më të tjera, dhe kur t’i shtypësh nga lartë, lëkura e atletes nuk lëvizë.

Hapi i dytë: Lajeni një peshqir me ujë shumë të nxehtë e pastaj shtrydheni ujin, në mënyrë që të mos jetë shumë e lagur.
Hapi i tretë: Vendoseni peshqirin tuaj mbi pjesën e rrudhur të atleteve
Hapi i katërt: Hekurosni peshqirin mbi atlete dhe sigurohuni që shpesh herë ta largoni hekurin nga atletet, për shkak të rrezikut të djegies së tyre. E kjo varet se sa të rrudhura janë atletet tuaja. Nëse ato janë shumë të mëdha, mbajeni hekurin më gjatë.

Advertisement
Loading...






























