
Siç mund ta keni lexuar, Elvana Gjata performoi në Kosovë në një koncert special me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për Prive, organizatorja e koncertit gjigand prej 800 vetash, Anita Haradinaj, ndau disa detaje.
“Unë me Elvanën këtë bisedën për të realizuar një koncert të bukur në Prishtinë e kemi bërë që vitin e kaluar. Duke qenë se vitin e kaluar ishte Rita Ora dhe kishte shumë ngjarje të tjera, menduam ta bënim këtë vit.”
Si një feministe, Anita Haradinaj ka dashur të transmetojë se një koncert i këtij niveli, mund të mirëorganizohet dhe të ekzekutohet përsosmërisht edhe nga dy gra.
“Na vjen mirë që është kuptuar kështu, që edhe dy femra mund të bëjnë diçka të bukur vetë.”
Anita thekson se ka patur dëshirë të ftojë edhe këngëtarë të tjerë, por disa prej tyre nuk kanë mundur për shkak të koncerteve, ndërsa pjesa tjetër ka pasur probleme me këndimin live shkruan anabel.
“Elvana i ka pranuar të gjitha kushtet dhe ishte e gatshme për të realizuar këtë koncert të bukur në ditën më të bukur për Kosovën. Koncerti i kaloi pritshmëritë e mia.”