Skandal: Stilisti i famshëm Jean Paul Gaultier mes këmbëve të Irina Shayk

Cila pjesë e trupit ju vjen në mendje për të nuhatur, duke menduar për një parfum? Qafa, veshët, flokët, gjoksi, sqetullat? Jo për Jean Paul Gaultier: stilisti sapo ka hedhur në treg aromën e re duke u fokusuar tek këmbët. Muza e “parfumit skandaloz” është Irina Shayk, top modelja me këmbë “kilometrike”, në një fushatë reklamash të luajtur mbi pëshpëritjet, veshjet e zeza dhe të bardha dhe aksesorët strategjikë.

Irina Shayk Scandal Banquet abito Jean Paul Gaultier

Aromat e dardhës, jaseminit dhe mjaltit të mbyllura në një shishe me këmbët e gjata dhe elegante të trupit femëror, të vendosura mbi tapë, “Skandal à Paris” nga Jean Paul Gaultier, mbështetet mbi kureshtjen që ngjall reth vetes skandali, shkruan Tgcom 24.

Irina Shayk testimonial profumo Scandal abito Jean Paul Gaultier

Nuk ka asgjë për të fshehur Irina Shayk, dhe ndërsa të gjithë (në video) i mbulojnë sytë dhe gojën kur ajo kalon, duke bërtitur “skandal!”, ajo vazhdon, me të brendshme të zeza nën xhaketën e saj, takat e larta dhe vështrimin sfidues.

Jean Paul Gaultier Irina Shayk testimonial Scandal

Fjalë për fjalë, mes këmbëve të Irina Shayk, qesh Jean Paul Gaultier. Bazuar mbi provokimin ai krijoi koleksione pas koleksioneve dhe ndërtoi perandorinë e tij të modës. Dhe në moshën 67 vjeç, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Advertisement
Loading...