Tayna vazhdon të ndërrojë çdo ditë flokët, shfaqet me pamjen e re

Ose Tayna është komplet e pavendosur për pamjen e saj ose i pëlqen shumë që të eksperimentojë! Le të pranojmë që nisur nga faktet, peshorja anon pak më shumë nga ana: “I pëlqen që të eksperimentojë.”

Këngëtarja siç është në një foto, nuk është në një tjetër, duke u shfaqur gjithmonë e më sexy! Ndryshimin drastik ajo e bën kryesisht me flokët, që për hir të së vërtetës kanë një impakt shumë të madh në ndryshimin e imazhit të një personi.

Së fundmi Tayna ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet sërish me një model të ri flokësh. Këtë herë përveç ballukeve, ajo ka ndryshuar edhe gjatësinë e flokëve, duke i prerë deri tek qafa.

Nuk e dimë nëse ky ndryshim në look përkon edhe me projektin e saj të ri, apo thjesht Tayna kishte nevojë për eksperimentin e radhës. Kujtojmë se reperja ka bërë me dije se të enjten në orën 20:00 do publikohet kënga e saj e re.

 

 

 

Advertisement
Loading...