Zayn Malik shfaqet në publik me një pamje drastike pas lindjes së vajzës me Gigi Hadid

Zayn Malik duket se ka përqafuar trendin “New year, new me” pak para kohe. Ish-anëtari i One Direction është fotografuar së fundmi për herë të parë pasi u bë baba dhe duket se paska ndryshuar look.

Gjatë daljes së tij në Neë York City, këngëtari i “Better” nuk njihej pothuajse fare pas këtij ndryshimi. Transformimin e tij madhor përfshin jo vetëm ndryshimin e ngjyrës së flokëve, por modelin, duke u shfaqur me të ashtuquajturin modeli “mini-mohawk”. Edhe pse nuk dihet me siguri se kur Zayn ka bërë këtë ndryshim, ai duket totalisht ndryshe.

Gjatë Halloween, Gigi ndau foton e saj të parë familjare me këngëtarin dhe vajzën e tyre të porsalindur. Në atë kohë, Zayn tregoi kostumin e tij të frymëzuar nga Harry Potter ndërsa mbante në krahë të voglën e tyre. Asokohe ai shfaqej me flokë të zeza.

Kjo nuk është hera e parë që Zayn bën flokët bjond. Në mars 2018, vetëm një javë pasi ai dhe Gigi u ndanë, këngëtari i “Pillowtalk” debutoi me flokë me hije platin.

Sidoqoftë, nëse ka një gjë që njerëzit e dinë për këngëtarin, është se ai po shijon në maksimum të qenurit baba.

Advertisement
Loading...