‘The Economist’ ngre në qiell artistët shqiptar: Po pushtojnë botën.

Yjet e muzikës pop me rrënjë shqiptare po pushtojnë botën.

Shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist vrasës). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët.

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milion dëgjues në muaj në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milion. Rita Ora ka patur pesë këngë në krye të listave britanike dhe ka qenë pjesë e jurisë së “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë ndjekje globale.

Kënga “Sëeet but Psycho” e Ava Max konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës, “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” (Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit).

Të gjithë këta megastarë të trashëgimisë shqiptare, përveç Era Istrefit u rritën në diasporë.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Njomza Vitia kanë lindur respektivisht në Londër, Milëaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm Ava Max ka rrënjë në vetë Shqipërinë. Pjesa tjetër janë shqiptare të Kosovës, përveç Bebe Rexhës, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Duas, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke patur rastin, ne shkëlqejmë”. Yjet e diasporës shpesh “performojnë” në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj shqiptarë.

Besa Luci, redaktore e revistës Kosovo 2.0, thotë se ata qartazi ndiejnë nevojë për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj, të marrin dashuri.

“Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”, tha Bebe Rexha në një vizitë në Shqipëri.

Në korrik, Dua Lipa krijoi polemika, me shpërndarjen e një harte që tregonte Shqipërinë e Madhe. Ajo më vonë tha se postimi i saj ishte keqkuptuar.

Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit, u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990.

Sidoqoftë, familje si ajo e Rita Orës apo Duas, ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dyja vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit performues në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.

Në vitin 2016, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Advertisement
Loading...