Tingujt e Çarshisë po afrohen, ja kush do të performojë

Edhe këtë vit si tradicionalisht Qendra Informative Kulturore (QIK), në Shkup, në krye me Sermine Purrinin, organizon projektin e madh “Tingujt e Çarshisë” duke sjelle ne skene emrat me te pelqyer nga publiku.

Edhe kete vit skenës madheshtore te Tingujve te Çarshisë  nuk do t’i mungojnë këta këngëtarë duke filluar nga Lumi B, Dafina Zeqiri e Elvana Gjata. Veq tyre do te performojne edhe shume kengetare tjere te skenes tone muzikore.

Kete vit Tingujt e Çarshisë  do te mbahen më 17, 18, 19 Shtator.

Projekti është një destinacion për argëtim cilësor, i cili ka për qëllim të ringjallë shpirtin e Çarshisë së vjetër, përmes prezantimit multikulturor tradicional të mbushur me: shfaqje teatrore, koncerte, poezi, ekspozita arti, shfaqje, filma dokumentarë, valle …

Advertisement
Loading...