
Tom Cruise dhe kolegia e tij Hayley Atwell janë në një lidhje. Kështu po e interpretojnë mediat e huaja lidhjen e tyre të ngushtë gjatë dhe jashtë xhirimeve. Cruise dhe Atwell po xhirojnë “Mission Impossible 7” dhe janë gati të pandashëm.
Tom Cruise 58 vjeç nuk shquhet për lidhje të shumta romantike. Që nga ndarja me Katie Holmes, në 2021-ën nuk ka dalë publikisht me ndonjë vajzë. Kurse Hayley, 38 vjeç, ka më pak se një vit që është ndarë nga i dashuri i saj mjek.
“Xhirimet, por edhe pandemia i ka bërë gati të pandashëm. Ata kalojnë shumë orë bashkë edhe jashtë sheshit të xhirimit dhe duken të lumtur”, thotë një burim pranë tyre.
Advertisement
Loading...