
Beyonce do dhurojë 500 mijë dollarë për familjet që janë prekur nga Covid dhe që kanë humbur të dashurit e tyre. Kjo do të jetë një formë kompesimi për ata që pandemia i ka dëmtuar shpirtërisht dhe financiarisht.
Paratë kanë kaluar nga llogaria e saj në atë të fondacionit BeyGood që prej aty do të shpërndahen.
Kjo nuk është hera e parë që Beyonce angazhohet në kauza të tillë dhe s`është as e vetmja që këto Krishtlindje po dhuron për familjet në nevojë. Kim Kardashian, Jessica Alba, Rihanna janë sensibilizuar gjithashtu që festa të mos mungojë askund, edhe pse në ditë e kushte të pazakonta.
Advertisement
Loading...