U martua me profesoreshën 25 vjet më të madhe: Si reaguan prindërit e Emmanuel Macron

Përpos që njihet si presidenti i një prej shteteve më të fuqishme në Evropë, Emmanuel Macron përflitet shumë edhe për jetën e tij private, transmeton Gazeta Metro.

Macron u martua me profersoreshën e tij 25 vjeç më të madhe, e cila nga lidhja e mëparshme kishte 3 fëmijë, dy prej tyre më të mëdhenj në moshë se presidenti francez.
Por si filloi historia e dashurisë së çiftit dhe si reaguan prindërit e Macron kur morën vesh për lidhjen e re të birit të tyre.

Në disa deklarata, ish-kolegë të klasës së Macron shpjegojnë se si filloi lidhja mes tij dhe Brigitte Trogneux.

“Ata takoheshin kur Emmanuel ishte vetëm 15 vjeç. Ajo mendonte se ai është shumë kreativ dhe gjithmonë i lexonte detyrat e tij me zë të lartë”, ka thënë njëri prej ish-nxënësve, përcjell Gazeta Metro.

Sidoqoftë, lidhja e tyre nuk shkoi gjithmonë mirë. Sapo Macron mbushi 16 vjeç, çifti e bën lidhjen e tyre publike, gjë që u kundërshtua fuqishëm nga prindërit e tij. Madje, ata e detyruan të largohej nga qyteti ku jetonin, ndërsa e dërguan në Paris për të studiuar.

“Çfarë do që të bëhet, unë do të kthehem dhe do martohem me ty”, kishte thënë Macron kur u ndanë.
Mirëpo, Macron përfundoi shkollimin dhe filloi që të punonte në bankë, e më pas u rikthye dhe u martua me Brigitte.

Çifti sot gëzojnë një martesë të lumtur, pavarësisht paragjykimeve ata shihen gjithmonë së bashku në publik.

Kujtojmë se Brigitte ka 3 fëmijë nga lidhja e mëparshme e saj, 44, 42 dhe 35 vjeç.

Advertisement
Loading...