Uria nervoze: 6 gjërat që e shkaktojnë atë

Emocionet mund të çojnë në dëshirën e pakontrollueshme për ushqim. Ankthi, mërzia, trishtimi, shqetësimi, mund të kërkojnë kompensim në kërkim të vazhdueshëm për diçka jo të shëndetshme për të ngrënë.Më poshtë ju sjellim 6 gjërat që shkktojnë këtë nervozë:

1. Hani ushqime me kalori të zbrazëtTë ëmblat, madje edhe nëse merren në sasi të vogla, përfundojnë të nxisin oreksin tonë pa i dhënë trupit ushqim të shëndetshëm dhe ushqyes. Çelësi është që të përpiqeni të zvogëloni numrin e karbohidrateve dhe sheqernave duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

2. StresiNe të gjithë reagojmë në dy mënyra kur përballemi me momente stresi. Njerëzit të cilët nuk mund të hanë asgjë dhe ata që hanë më shumë, vetëm për shkak se ata janë të shqetësuar.3. Aperitivët dhe alkooliAlkooli ju shëndosh sepse stimulon oreksin tuaj. Mos pini alkool ose e pini në mënyrë të moderuar dhe nëse shkoni me miqtë, zgjidhni ushqime të lehta dhe aperitivë të shëndetshëm.

4. Mungesa e proteinaveVazhdimi i urisë mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave, të cilat sigurojnë energji dhe një ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Hani perime dhe fruta së bashku me proteina.

5. Nuk flini mirëNëse nuk keni fjetur mirë do të zgjoheni i uritur, diçka që nuk do të ndodhë nëse flini për 7-8 orë. Gjatë natës organizmi sekreton një hormon të quajtur melatonin që kujdeset për funksionimin korrekt të trupit.6. Keni etjeEdhe nëse keni ngrënë nuk ndiheni të ngopur, ndoshta nuk ka të bëjë me urinë. Mendoni kur ishte hera e fundit që keni pirë ujë. Pini një gotë dhe prisni pak kohë. Ndjenja e urisë do të zvogëlohet dhe do të zbuloni se në realitet keni pasur vetëm etje. Konsumoni një sasi të madhe uji nga mëngjesi dhe gjithmonë gjysmë ore para çdo vakti.

Advertisement
Loading...