Valentine’s Day/ Rita dhe Bebe shkëmbejnë lule dhe puthje

Në virgjilje të festës së Shën Valentinit, nuk mungojnë edhe dhuratat mes këngëtareve të famshme me origjinë shqiptare.

Në një postim në ‘Instagram story’, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha, ka ndarë me fansat një dhuratë që ia dedikon mikes së saj Rita Orës.

Bebe thotë se ajo buqetë me lule është blerë 6 ditë më parë, por ajo e ka postuar vetëm para pak minutash.

Është shumë e emocionuar, por e quan veten e saj “të keqe” pasi fatkeqësisht lulet po fillojnë të thahen. Mesa duket Bebe Rexha ka harruar ti ujisi.

Në fund ajo e mbyll videon e saj duke thënë “I love you Rita so much” (Të dua shumë Rita).

Po në “Instagram story”, ka ardhur menjëherë reagimi i Rita Orës, e cila e ka ripostuar videon që Bebe Rexha ka dedikuar për të dhe ka shkruajtur “I love you Bebe Rexha” (Të dua Bebe Rexha).

Advertisement
Loading...