
Adelina Ismaili vazhdon të mbetet si diva e muzikës shqiptare.
E këtë, e dëshmon pothuajse çdoherë me projekte muzikore por edhe me pamjen e saj.
Së fundi, ishte grimerja Sellma e cila i ka publikuar një imazh këngëtares.
Adelina, është e bukur edhe pa makijazh por pa dyshim se bukuria e saj i është shtuar edhe më shumë me këtë grim.
Me produkte profesionale nga grimerja, dhe natyrisht konturat e bukura të fytyrës së saj kanë bërë që Adelina Ismaili të duket mahnitëse.
Në imazh, këngëtarja ka marrë komente të shumta pozitive duke e cilësuar si njërën nga artistet me të bukura shqiptare.
Ndryshe, projekti i fundit nga Adelina Ismaili është ‘Tiqja’, me 4 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube. 
Advertisement
Loading...






























