Xhensila Myrtezaj publikon foton nga shtrati, fansat i lëshohen keq

Xhensila Myrtezaj deshi t`ia uronte pak ndryshe natën e mirë ndjekësve, dhe për këtë postoi një foto nga shtrati ku shihet me peshqir, por edhe make up të rëndë. Ndonëse fotoja është mjaft e bukur, fansave u ka rënë në sy pikërisht ky detaj.

“Pse kështu me makijazh flini ju VIP-at gjumë”, ka shkruar njëri prej tyre, dhe plot komente të ngjashme pasojnë. Megjithatë, pati dhe nga ata që i dolën në mbrojtje këngëtares, duke thënë se plot vajza bëjnë foto me make up përpara se të flenë.

Advertisement
Loading...