Lirim Zendeli, piloti i Formulas nga Maqedonia, takohet nga Edi Rama

Ditët e fundit në llogaritë e Instagramit të disa prej figurave publike kemi parë një të ri, i quajtur Lirim Zendeli. Për disa mund të jetë i njohur, por një pjesë e mirë e publikut nuk e di ende se Lirimi është një ndër emrat për të cilët do flasim me krenari pas disa vitesh. (për të mos thënë se flasim që tani)

Ishte kryeministri Edi Rama ai që postoi një foto nga zyra e tij me të riun shqiptar nga Maqedonia e Veriut, duke shkruar se një ditë ta shohim të mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.

Fiksojeni këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend kur një ditë ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1. Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2. Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës. Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish.

Ditën e djeshme Noizy publikoi disa foto me Lirimin në Instagram, ku shprehej se emrin e tij do e mbajm mend gjatë.

Din për makinen time me shume se une. Emrin @lirim.zendeli do ta mbani mend shume shpejt.. Te jemi krenar për ket djalosh të ri me shume passion dhe deshire për tu ber kampioni I botes në F1.

E ditën e sotme, nuk mungoi një video nga Bes Kallaku, si gjithmonë me nota humor, ku shihej në tavolinë me Lirimin e shkruante krah videos:

Me kampionin e vetem shqiptar te garave me makina @lirim.zendeli aktualisht ne Formula 3, shume shpejt edhe ne Formula 1.

Po i tregojme njoni-tjetrit njohurite qe kemi per makinat sportive. Shikojeni ju lutem! 😂😂😂. Zoti ju rujt.

Në 29 gusht të këtij viti, një pilot shqiptar do shkruante emrin e tij në historinë e automobilizmit.

Lirim Zendelin që në pista garoi nën flamurin gjerman regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës.

20-vjeçari që garoi me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga Pole Position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga vendi i dytë.

Zendeli ishte protagonist edhe në Çmimin e Madh të Silverstone në Britaninë e madhe kur e humbi garën vetëm në xhiron e fundit teksa u parakalua nga Bent Viscaal, një situatë të cilën ai ia doli të mos e përsërisë në pistën belge të SPA.

Sezonin e ardhshëm ai do të jetë garues në Formula 2, teksa ne jemi të sigurtë se shumë shpejt do e shohim edhe në Formula 1 e do shkruajmë për triumfet e tij.

Advertisement
Loading...