
Modelja Joyce Prado, e zgjedhur Miss Univers Bolivia në vitin 2018, humbi kurorën sepse është shtatzënë.
Është ky vendimi i marrë nga organizatorët e konkursit të bukurisë.
Në vendim u tha se 22-vjeçarja ka thyer rregullat e garës, ku fituesja e kurorës e ka të ndaluar që të martohet apo të mbetet shtatzënë, gjatë kohës që mban titullin.
Vendimi shkaktoi kritika të shumta, duke i cilësuar si “rregulla idiote”.
Bukuroshja përfaqësoi vendin e saj në konkursin botëror Miss Univers, i cili u mbajt në Bangkok në muajin dhjetor.
Advertisement
Loading...






























