
Në episodin e tij të fundit të ‘It’s okay to be smart’, Joe Hanson ka shpjeguar se pse muaji shkurt ka 28 ditë (një herë në katër vite i ka 29 ditë)
Hanson e ka shpjeguar këtë fakt, përmes historisë së kalendarit romak i cili ishte bërë edhe sipas paragjykimeve e politikës.
Sipas tij, të gjithë muajt në kalendar kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti ka humbur ditët e tij për shkak të egos së perandorit romak, Cezar Augustus.
Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Jul Cezarit, shkurti kishte 30 ditë, ndërsa muaji korrik i emërtuar në bazë të emrit të perandorit (July) kishte 31. Por, problemi qëndronte te muaji gusht (August) që në atë periudhë kishte vetëm 29 ditë.
Kështu që, kur Augustus u bë perandor, ai i shtoi “muajt të tij”, gushtit, dy ditë më shumë me qëllim për ta barazuar me korrikun (July). Ndërsa, ishte muaji shkurt ai që humbi betejën në këtë “përballje” mes perandorëve.






























