
Prodhuesit e barnave në fillim kanë vënë pambuk në shishe në mënyrë që barnat të imobilizohen, që të mos thyhen gjatë transportit, pra, pambuku është përdorur që të plotësojë hapësirën e zbrazët në shishe.
Mirëpo, OBSH-ja ( Organizata Botërore e Shëndetësisë) ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda shishes.
OBSH-ja është duke punuar që të sjellin në treg barnat të mbështjelluara me një lloj filmi, ashtu që dëmtimi vështirë se mund të ndodhë dhe përdorimi i pambukut është i pakuptimtë. Kjo traditë vazhdon akoma, sepse kjo është shenjë që barnat nuk janë të helmëta.
Është e qartë që ky propozim nuk është miratuar në tërësi. Ende mund të shihni pambuk në shishe, vetëm që shtrohet pyetja a është pambuk apo nga ndonjë material artificial.






























