Aktorët e ‘Game of Thrones’ bëhen prindër për herë të parë

Kit Harrington aka Jon Snow dhe Rose Leslie aka Ygritte, do të bëhen prindër për herë të parë. Nëse nuk jeni fansa të “Game of Thrones”, kjo është ajo që duhet të dini: Kit dhe Rose nisën të dilnin bashkë, ndërkohë që xhironin serialin e famshëm dhe luanin një çift të dashuruar në ekran. Fatkeqësisht, personazhi i Rose, Ygritte, vdes në serial dhe Jon mbetet zemërthyer, derisa më pas takon Daenerys, por kjo është tjetër temë.

Gjithsesi, Rose dhe Kit e vazhduan historinë e tyre përtej ekranit dhe pak kohë më vonë u martuan dhe jetuan të lumtur përgjithmonë. Tani, po presin një fëmijë. Rose e bëri lajmin zyrtar teksa u shfaq me barkun e rrumbullaksour në cover-in e “Make Magazine”. Ajo mban veshur një fustan të zit, teksa shfaqet në një foto bardh e zi.

Thashethemet për një lidhje mes aktorëve nisën në vitin 2012. Ata u ndanë për disa muaj, ndërkohë që u rikthyen sërish bashkë dhe konfimuan lidhjen publikisht në prill të 2016-ës. U fejuan në 2017-ën dhe më pak se dy vite më vonë u martuan në një ceremoni tradicionale skoceze në qershor të vitit të kaluar.

Advertisement
Loading...