
Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë prindërit më të rinj të shoëbizit. Ata po jetojnë ditët më të bukura nën shoqërinë e vogëlushes së tyre, ndonëse disa detaje – si emri, për shembull – nuk i kanë zbuluar ende për fansat.
Megjithatë, burime pranë çiftit kanë treguar një fakt mjaft interesant. Gigi nuk e ka sjellë vajzën në jetë në maternitet. Po, e lexuar mirë! Modelja ka lindur në shtëpinë private në fermë, të cilën Zayn e bleu enkas për të shoqen dhe të bijën. Mësohet se ferma ndodhet në një zonë rurale në Pensilvanj, fare pranë një tjetër prone personale të Yolansa Hadid (e ëma e Gigi-t).
Burime të njejta shprehen se Gigi dhe Zayn janë izoluar që nga muaji maj në fermë, e të njejtin vend kanë zgjedhur për të sjellë në jetë më të voglën e familjes. Me siguri, gjithçka është mirëmenduar me detaje, në mënyrë që si shtatzënia, ashtu dhe lindja të mos rrezikonin asnjë moment nga situata e Covid-19. Zgjedhje interesante!