Aktorja e njohur bllokoi nënën e saj në Instagram, i publikoi lajmin e shtatzanisë

Ballafaqimi i prindërve me mediat sociale mund të jetë një minë plasëse, siç zbuloi Emma Roberts këtë vit.

Gjatë një interviste me Jimmy Kimmel, të hënën në mbrëmje, Roberts u tregua e sinqertë në lidhje me shtatzëninë e saj, të cilën fillimisht po përpiqej ta mbante të fshehtë – derisa nëna e saj konfirmoi aksidentalisht lajmin tek fansat në Instagram.

“Unë po mbaja shtatzëninë time mjaft të fshehtë, por fatkeqësisht nëna ime ka Instagram. Nënat dhe Instagrami, janë një kombinim i keq,” -tha Roberts.

Në fillim të këtij viti, pasi shtatzënia e Roberts u ndërpre, ajo qëndroi në heshtje kur ngeli shtatzënë përsëri, por nëna e saj, Kelly Cunningham, falënderonte fansat në Instagram për urimet e tyre, pasi ishte publikuar një lajm për shtatzëninë e Roberts, të cilën ajo nuk e kishte aprovuar.

“Ishte një tmerr, dhe i zbulova të gjitha kur isha në aeroplan, kështu që nuk mund të shkoja tek ajo. Nuk mund ta telefonoja.”

Emma tha se të gjithë miqtë i dërgonin foto të bisedave me nënën e saj.

“Në fillim qeshëm, më pas u përleshëm. Vendosa ta bllokoja për një moment në instagram. Kjo do të jetë një histori e bukur për fëmijën tim.”

Aktorja, gjithashtu, zbuloi se ishte në pritje të një djali.

Advertisement
Loading...