Pas Demi Lovatos edhe Miley Cyrus thotë se ka folur me alienët

A mendonim ne në fillim të javës se do të dëgjonim jo një, por dy histori alienësh nga personazhet e famshëm gjatë këtyre ditëve? Sigurisht që jo, por ja ku jemi. Pas deklaratës që u komentua jo pak të Demi Lovato-s, e cila tregoi se kishte parë gjatë një fundjave në fshat, alienë, këtë herë është Miley Cyrus që ka rrëfyer eksperiencn e saj me krijesat jashtëtokësore.

Në një intervistë të fundit, Miley tha se ishte ndjekur nga një UFO, teksa i jepte makinës, dhe bëri kontakt “sy më sy” me një alien. Të themi të vërtetën asgjë nuk na habit më nga ky vit, por gjithsesi.

“Po i jepja makinës në San Bernardino me një shok, dhe po ndiqeshim nga një lloj UFO-je. Jam shumë e sigurtë për atë që pashë.”- tha këngëtarja gjatë intervistës, ndërkohë që pranoi se para këtij takimi kishte konsumuar marijuanë, kështu që ekziston mundësia që alienin të mos e ketë parë në realitet.

“Mënyra më e mirë për ta përshkuar është si një borëpastruese që fluturon. Kishte një pjesë të madhe përpara dhe ishte ngjyrë e verdhë. E pashë që fluturonte, dhe shoku im e pa gjthashtu”– tregon Miley.

Sipas saj, edhe të tjerë persona në rrugë ndaluan që ta shihnin objektin dhe jo të gjithë kishin konsumuar marijuanë. Ne dyshojmë për këtë po s’ka gjë. Miley po ashtu shtoi se e ulur në këtë objekt fluturues qëndronte një “qënie”, e cila e kishte parë drejt e në sy. Eksperienca për artisten ka qenë tronditëse, madje për shumë ditë kishte qenë si e shokuar, pasi nuk mund ta besonte që kishte parë një alien.

Ndërkohë kujtojmë se para disa kohësh ishte Post Malone që tha se kishte pasur një eskperiencë të ngjashme me alienët. Dy mesazhe mund të nxjerrim nga këto rrëfime. I pari është që bëni kujdes, sepse nuk jemi vetëm në këtë univers. I dyti është një mesazh për fëmiët, që mos bëjnë drogë.

Advertisement
Loading...