“Ishte udhëtim i gjatë por mrekullia ndodhi” Cameron Diaz tregon ç’do të thotë të bëhesh nënë në moshën 47-vjeçare

“Lumturia është më e madhe tek gratë që bëhen nëna në moshë të madhe, ndërsa tek nënat e reja efekti është më jetëshkurtër”, kështu thonë studimet. Të bërit nënë në moshë të madhe ka disa përfitime mbresëlënëse dhe Cameron Diaz është një shembull ideal. Historia e saj mund të ndryshojë mendjen e njerëzve që kishin dyshime për të mbetur shtatzënë pas të 40-ave.

Aktorja e famshme Cameron Diaz ka ndarë me të gjithë historinë e saj duke zbuluar edhe më shumë detaje. Ishte një udhëtim i gjatë drejt mëmësisë, por mrekullia ndodhi në Dhjetor të 2019-ës, Cameron Diaz dhe burri i saj, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë në jetën e tyre. Ky lajm shpërtheu në internet dhe u bë një temë e popullarizuar për bisedat e mëmësisë në moshë të vonë.

Diaz u dha shpresë të re grave që hoqën dorë nga përpjekjet për të pasur një fëmijë.

Edhe pse aktorja përpiqet ta mbajë të fshehtë prindërimin, por miqtë e çiftit zbuluan se ata janë përpjekur për vite me radhë dhe më në fund sollën në jetë një vajzë me emrin Raddix. “Ata kaluan aq shumë për të arritur në këtë pikë,” tha një burim.

Diaz tregon se ajo i dha më shumë se gjysmën e jetës së saj për publikun dhe tani ajo mendon se është në rregull të marrë kohë për veten.

Ajo është e lumtur, e bekuar dhe mirënjohëse që filloi një dekadë të re me një fëmijë. Dhe një nga qëllimet e saj kryesore është të mbrojë të voglën e saj.

Në një intervistë me Jimmy Fallon, Diaz rrëfeu se kalimi i kohës me vajzën e saj ishte një formë e vërtetë e parajsës. Dhe ne e besojmë atë sepse ajo duket kaq e freskët dhe paqësore. Ajo vazhdoi duke shpjeguar se gjëra të tilla nuk i kanë ndodhur kurrë asaj dhe Benjit.

Diaz ironizon veten dhe thotë se telefoni i saj nuk është më plot me fotografi të qenve të saj dhe këlyshëve të tyre. Diaz tani është një mami krenare që i pëlqen të shohë vajzën e saj duke parë babanë e saj me dashuri të pakufishme.

Ka ende presion për të qenë nënë në moshën 47 vjeç.

“Të kesh një familje kur je i ri, është si çdo gjë kur je i ri, ti e bën atë. Kur të jeni në moshën time dhe vendosni ta bëni, është një zgjedhje e vërtetë. Ju me të vërtetë duhet të punoni shumë për të”, shprehet aktorja.

Advertisement
Loading...