Biznesmeni shqiptar gay puthej live në emision

Pasditen e sotme, biznesmeni Elton Ilirjani, ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon.


Sot ishte dita e tij e fundit në Shqipëri, pasi biznesmeni do të vazhdojë sërish jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë intervistës në studio, Ilirjani foli për kauzën e tij “Lëvizja e buzëkuqëve” dhe shpjegoi pse ka lyer buzët në çdo qytet të Shqipërisë.

Biznesmeni i ka bërë thirrje shikuesëve ta pranojnë njeriun ndryshe dhe në mes të studios, ai ftoi mikun e tij për ta puthur në buzë.

Mashkulli në fjalë u fut në studio me një maskë në fytyrë, ndërsa Ilirjani i dhuroi një puthje në buzë para kamerave.

E pyetur nga Bieta pse kishte vendosur të bënte këtë provokim, ai u shpreh:

“Provokimi duhet për t’i thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që mund të të heqë mendjen.”- ka thënë biznesmeni.

Advertisement
Loading...