Rober Berisha foli haptazi për ndarjen: Një veshkë Norës…

as disa muajve, flet Robert Berisha në  lidhej me ndarjen e Norës, transmeton Gazeta Metro.


Ai e as Nora nuk kishin folur asnjëherë në publik në lidhje me ndarjen e tyre. Por së fundmi i pari që ka vendosur të flas haptazi është Roberti.

Në një nga emisionet që ai ishte i ftuar foli në lidhje me Norën.

‘Kam thënë në një intervistë, madje, ‘vetëm vdekja më ndan’ dhe është e vërtetë, vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë kam me qenë babi i Renée-s dhe gjithmonë kemi me qenë bashkë, se kemi Renée dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë derisa të plaket.’, tha ai.

Ndër të tjerat ai tha:

‘Nëse nuk do mundesha në jetë të bëja asgjë, një veshkë për Norën, një veshkë për Renée… Ndërsa për vete jam plot zemër’.

Padyshim se nuk mungoi edhe pyetja a do të martohej përsëri, Roberti siç di ai shkurt e shqip:

‘Po s’bën me u martu dy herë. Unë jam i martuar njëherë, kështu që…’, duke konfirmuar në një mënyrë se me Norën nuk janë ndarë në dokumente./gazetametro.net

Advertisement
Loading...