Biznesmeni shqiptar po thyen tabutë: Jam gay, dhe…

Elton Ilirjani është biznesmeni i njohur shqiptar dhe shumë i komentuar në media. Ai së fundmi i ka befasuar të gjithë me foton e publikuar në “Instagram” pasi pothuajse nuk njihet.

Ilirjani shfaqet i lyer me grim teksa mban në qafë e duar rruaza perlash. Nëpërmjet këtij postimi, biznesmeni njofton se feston përvjetorin e 7 të kompanisë së tij.

“Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruan Ilirjani krah fotos së realizuar nga Fadil Berisha.

Biznesmeni u bë shumë i njohur në media vitin e kaluar kur deklaroi publikisht orientimin e tij seksual.

Ilirjani ka treguar se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij seksual nga një letër.

“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Çishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri. Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja. Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”, ka treguar biznesmeni.

Advertisement
Loading...