
Bjondia e përhershme dhe një ish e “tërbuar” pas extensions, Britney Spears, u shfaq papritur me një prerje të re flokësh në Instagram, që u pëlqye shumë nga fansat.
Në fakt, edhe Britney vetë ishte aq entuziaste sa postoi jo një, po tre foto gati identike, vetëm që të tregonte sesa shumë po i gëzohej modelit të ri.
“ Preva flokët! E dini cfarë thonë..largoni të vjetrën…sillni të renë!!”, ka shkruar ajo. Në fakt, nuk ka faj që po e shijon kaq shumë këtë moment, sepse të gjithë mendojnë se kjo prerje e ka bërë të duket më e vogël në moshë! E kush nuk i thotë “po” një prerjeje që vjen me një garanci të tillë?
Advertisement
Loading...