Dafina Zeqiri së shpejti me album të ri

Dafina Zeqiri pritet që shumë shpejt ta publikon albumin e saj më të ri

Këngëtarja kosovare ka treguar se shumë shpejt do të sjell disa demo të albumit të saj më të ri.

Ajo ka shkruar se gjatë ditëve në vijim ajo do të sjell disa nga demot e këtij albumi që sigurisht do të pëlqehen.

“Albumi tashmë ka filluar të marrë formë. 5 demo/dy ditë! Imagjinoni vitin 2020!”, ka shkruar ajo.

Ajo mandej ka vazhduar duke treguar edhe disa vargje të njërës prej këngëve të saj.

“E di që unë kam faj, pe di që je ka vajton! Jena dosta po nuk mjafton”, është njëra prej vargjeve të këngës së Dafinës.

Advertisement
Loading...