
Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ishte e ftuar në puntatën e sotme të programit “Shiko Kush LUAN”, i cili kishte si temë “Krishtlindjen”,
Duke qenë se mbrëmja i ishte dedikuar kësaj feste nuk kishte si të mungonte edhe Babagjyshi i Krishtlindjes, i cili erdhi në studion e emisionit për të marrë dëshirat e të ftuarve të sotëm, për vitin 2021.
Një nga dëshira më speciale ishte pikërisht ajo e Leonora Jakupit, e cila i shkruajti Babagjyshit këtë dëshirë: “Për vitin 2021 do të doja një fëmijë, domethënë një bebe për mua, jo kukull!”
Megjithatë, duke e parë këngëtaren gjatë mbrëmjes dhe fotot e saj në rrjetet sociale, lind pyetja: mos ndoshta ardhja në jetë e një fëmijë vitin e ardhshëm për Leonorën është në fakt një plan konkret më shumë se një dëshirë. Mos ndoshta Jakupi është në pritje të ëmbël?
Për momentin është vetëm një dyshim, megjithatë presim për konfirmimin e këngëtares.