I lidhur me shoqen e ngushtë të Kim Kardashian? Futbollisti shqiptar tregon të vërtetën 

Liridon Krasniqi, një nga futbollistët e njohur shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”. Krasniqi është po ashtu një emër i njohur për mediat rozë, nisur nga fakti që përflitet prej kohësh për një lidhje me shoqen e ngushtë të Kim Kardashian, Larsa Pippen.

Ndër të tjera, futbollisti ka zbuluar të vërtetën e marrëdhënies së tij me Pippen në program, teksa u vendos në sfidën e tij përballë një pyetje të thjeshtë.

“A është i vërtetë lajmi për këtë marrëdhënie mes tij dhe Larsa-s?” dhe nëse nuk është i vërtetë, duhet të tregonte bisedën me të.

Krasniqi tregoi se nuk është në një lidhje me Pippen, gjë që në fakt e ka thënë edhe më parë, por bisedën me të nuk e tregoi pasi tha se i ka fshirë mesazhet me të.

Nuk e dimë për ju por ne ende vazhdojmë të kemi dyshime…

Advertisement
Loading...