DUA LIPA KTHEHET NË ZERO!

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është shumë afër lansimit të albumit të saj të dytë.

Ka kohë që Lipa nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikorë, pasi që është duke punuar në albumin e saj të ri dhe po pritet të lansoj këngë të reja shumë shpejtë.

Së fundmi këngëtarja më shumë është përfolur për jetë e saj private duke marrë vëmendje me çdo paraqitje në publik me të dashurin e ri të saj.

Dua ka befasuar edhe me një gjë tjetër, duke larguar të gjitha fotot nga profili i saj në Instagram. Ajo ka rreth 35 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Dua nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e të gjitha fotove nga Isntagrami, duket sikur është një formë paralajmërimi për projektet e reja të saj që do të vijnë shumë shpejtë. Insajderi.com

Advertisement
Loading...